Aktivistët kanë ndërmarrë një peticion kundër fishezjarrëve, ku do të kërkohet të merren masa për prishjen e qetësisë publike në Tiranë.
Peticioni, i cili nënshkruhet nga qytetarët online, do t’i dërgohet Këshillit Bashkiak të Tiranës për vendosjen e gjobave ndaj përdoruesve të paautorizuar të fishekzjarreve.
Nga kjo nismë qytetare kërkohet ndalimi i përdorimit të fishekzjarrëve, sidomos gjatë orëve të natës (21:00-06:00) dhe shpallja e zonave të mbrojtura pranë spitaleve, qendrave sociale etj.
Në vitin 2018, tre ministri miratuan vendime që ndalojnë futjen dhe përdorimin e lirë të fishekzjarrëve e kapsollave, përveç rasteve të festave zyrtare.
Në prill 2024, ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi masa penale dhe rregulla të reja për licencimin dhe magazinimin e tyre.
Megjithatë, situata në terren mbetet e pandryshuar. Fishekzjarrët vazhdojnë të shiten dhe hidhen lirshëm, sidomos në orët e vona, duke sjellë shqetësim dhe pasiguri për qytetarët.
Nisma është ndërmarrë nga Qëndresa Qytetare, e cila në parashtrimin e situatës që bën në peticionin online, thekson se shpërthimet e pakontrolluara që ndodhin shpesh në mënyrë spontane në lagje të ndryshme të Titanës, ndodhin pa asnjë njoftim paraprak dhe jashtë çdo kuadri ligjor.
Në peticionin që tashmë është i aksesueshëm online për qytetarët e kryeqytetit, nismëtarët i referohen edhe Planit të Veprimit për Kontrollin e Zhuramve në Bashkinë Tiranë (2022-2027), ku zhurmat e tipit impulsiv si fishekzjarret identifikohet si burime të dëmshme për shëndetin dhe qetësinë publike, veçanërisht në zonat e banuara.
© SYRI.net