Blegtoria drejt falimentimit në juglindje, fermerët në krizë: Nuk mbulojmë dot as shpenzimet

11:00, 22/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sektori i blegtorisë në qarkun juglindor të vendit ndodhet në një krizë serioze, që sipas fermerëve po e çon drejt falimentimit. Çmimi i ulët i qumështit dhe mungesa e subvencioneve nga shteti po i detyrojnë shumë prej tyre të reduktojnë prodhimin ose të shesin bagëtinë për të mbijetuar ekonomikisht.

"Me çmimin që marrim për qumështin nuk nxjerrim dot as paratë për ushqimin e bagëtisë. Po punojmë me humbje", shprehet një prej blegtorëve të zonës.

LEXO EDHE: Kriza e vreshtarisë në Leshnicë: Prodhimi mbetet stok, fermerët përballen me falimentim

Për shumicën e familjeve në zonën juglindore, blegtoria ka qenë për vite me radhë burimi i vetëm i të ardhurave. Por situata aktuale ka bërë që shumë prej tyre ta braktisin këtë profesion.

SYRI TV: SYRI TV/ Blegtoria në krizë, blegtorët të zhgënjyer: Subvencionet qesharake, nuk mbulojnë asnjë kosto

"Po shes lopët një nga një. S'ia dalim më", thotë një tjetër fermer, i dëshpëruar nga gjendja ekonomike.

Rënia e mbështetjes financiare, kostoja e lartë e prodhimit dhe mungesa e tregut po bëjnë që një sektor i tërë, dikur shtyllë ekonomike për zonën të shkojë drejt shuarjes. Fermerët kërkojnë masa urgjente nga qeveria për të shmangur një kolaps total të blegtorisë në këtë rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco