Besimtarët katolikë nisin kremtimet e festës së 'Zojës së Shkodrës'

Besimtarët katolikë nisin kremtimet e festës së 'Zojës së Shkodrës'

10:12, 19/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Besimtarët katolikë të Shkodrës kanë nisur kremtimet e festës së Zojës së Shkodrës, mbrojtëses dhe pajtores së qytetit.

Ceremonia filloi në Katedralen e “Shën Shtjefnit”, nën drejtimin e Arqipeshkvit imzot Giovanni Peragine.

Procesioni me figurën e Zojës së Shkodrës kaloi në disa pika të qytetit, ku u zhvilluan lutje dhe momente reflektimi për besimtarët pjesëmarrës.

Para mesës së shenjtë, arqipeshkvi Peragine u shpreh me një mesazh të fuqishëm për komunitetin:

“Sa kemi nevojë për praninë e Zotit edhe në qytetin tonë. Kohët e fundit ka pasur edhe ‘teatër’ të dhunës dhe vrasjes. Maria na ndihmon të shndërrojmë dhunën në paqe, urrejtjen në dashuri. Në këtë ditë, të lutemi për qytetin tonë, secili prej nesh të bëhet instrument i paqes, të mbjellë dashuri në rrugët e qytetit tonë dhe të gjithëve së bashku të bashkëpunojmë që të ndërtohet një shoqëri më e mirë dhe më e denjë për të gjithë ne.”

Kremtimet e Zojës së Shkodrës për besimtarët katolikë vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me pjesëmarrje aktive të komunitetit dhe aktivitete fetare në katedralen dhe rrugët e qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco