SYRI TV
Banorët e fshatit Zëmblak në Maliq vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata theksojnë se uji shkon vetëm dy orë në ditë, por është I pamjaftueshëm për nevojat e tyre. Banorët gjithashtu theksojnë se fshati ka edhe problematika të tjera si braktisja nga të rinjtë për shkak të mungesës së investimeve, ndërsa shtojnë se fajtor për këto situata është shteti, që I ka lënë në harresë totale
Edhe pse zona njihet per burime ujore, fshati Zëmblak thahet për ujë. Zgjidhja e vetme për familjet mbetet grumbullimi i ujit në depozita për përdorim.
Banorët shprehen se, përveç mungesës së ujit, nuk ofrohen as shërbime të tjera bazë, madje as në varrezat e fshatit, të cilat janë lënë në mëshirë të kohës.
Në Zëmblak, të rinjtë janë larguar prej vitesh drejt qyteteve ose jashtë vendit, duke lënë pas një zonë që po boshatiset çdo ditë e më shumë.
Ndërkohë, banorët i bëjnë apel institucioneve të ndërhyjnë pasi jetesa në këto kushte është shumë e vështirë.
© SYRI.net