SYRI TV/ Mirditë, minatorët në ditën e 13-të protestës - Kompania turke hakmerret, 16 largohen nga puna

15:29, 18/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Minatorët e minierës së bakrit në Spaç të Mirditës kanë hyrë në ditën e 13-të të protestës së tyre. Ata kërkojnë kushte pune dhe paga më të mira, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë marrëveshje me kompaninë turke që administron këtë minierë. Madje, në shenjë hakmarrjeje, kompania ka larguar nga puna 16 minatorë. Në mbështetje të minatorëve, ka shkuar edhe deputeti i PD, Gjin Gjoni

Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç të Mirditës, vijojnë të protestojnë për kushte më të mira pune dhe paga më të larta. Prej 13 ditësh rreth 70 minator kanë bojkotuar punën dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje mes palëve, pasi kompania nuk ka pranuar të ulet në bisedime me pretendimin se sindikata e krijuar nga punonjësit nuk plotëson kriteret ligjore. Minatorët paralajmërojnë nisjen e grevës se urisë nëse kërkesat e tyre nuk do të merren në konsiderate, ndërsa akuzojnë kompaninë turke se po hakmerret me largime nga puna veprime, të cilat i konsiderojnë antiligjore.

Në mbështetje të minatorëve ishte edhe Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, i cili zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të kompanisë turke, por pa arritur të arrijë një marrëveshje mes palëve.

Kompania turke jo vetëm që ka refuzuar të ulet në bisedime, por ju ka komunikuar largimin nga puna 16 minatorëve pjesë e këshillit sindikal, me pretendimin se kanë bojkotuar punën pa lajmëruar, duke sjellë dëm të madh ekonomik për ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco