Lagjia '24 Maji në Vlorë' e zhytur në baltë dhe ujë: Fëmijët dhe banorët përballen me rrugë të paasfaltuar çdo ditë

Lagjia '24 Maji në Vlorë' e zhytur në baltë dhe ujë: Fëmijët dhe banorët përballen me rrugë të paasfaltuar çdo ditë

12:29, 17/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditët me shi në lagjen 24 Maji të qytetit të Vlorës janë bërë një sfidë e përditshme për banorët, të cilët përballen me një problem të vjetër: mungesën e asfaltimit të rrugës kryesore të lagjes.

Gropat që mbushen me ujë dhe baltë çdo herë që bie shi, e bëjnë të pamundur kalimin e automjeteve, ndërsa këmbësorët, përfshirë fëmijët, detyrohen të lundrojnë mes pellgjeve për të mbërritur në destinacionet e tyre.

Banorët e lagjes thonë se kanë bërë disa herë ankesa pranë Bashkisë së Vlorës, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete. Situata e rënduar sidomos për fëmijët që shkojnë në shkollë, i ka kthyer mëngjeset në një sfidë të vërtetë dhe rrezik për sigurinë e tyre.

Mungesa e një infrastrukture të përshtatshme nuk e lejon kalimin e automjeteve, duke e izoluar lagjen dhe penguar lëvizjen e qytetarëve.

Ata theksojnë se pa një zgjidhje të shpejtë, përditshmëria e tyre do të vazhdojë të jetë mes baltës, shiut dhe premtimeve të pambajtura nga autoritetet lokale.

Për më tepër, qytetarët paralajmërojnë se do të vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre nëpërmjet ankesave publike dhe mediatike, duke kërkuar vëmendje dhe veprime konkrete për të garantuar sigurinë dhe jetën e përditshme në lagje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco