SYRI TV/ Elbasan, fshati Polis vuan mungesën e rrugës, banorët: Jemi lënë në harresë totale

22:06, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Banorët e fshatit Polis në Elbasan, vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Ata shprehen se problemi me rrugën ka detyruar shumë banorë dhe të rinjtë të zonës që të largohen drejt qytetit apo edhe drejt emigrimit. Sipas tyre, pavarësisht premtimeve, shteti nuk ka vënë dorë në këtë zonë

Banoret theksojnë faktin se prej kohesh e vuajnë problematikën e rrugës e cila i ndikon në jetesë por dhe në shitjen e prodhimeve të zonës. Sipas tyre, situata përkeqësohet dhe me tepër gjatë stinës së reshjeve ku rruga bëhet e pakalueshme nga fëmijët që duhet të shkojnë në shkollë.

Sipas banorëve, një problematikë e tilla ka bërë që shumë banorë dhe moshat e reja ta braktisin zonën e të largohen në emigrim, ndërsa aktualisht ne këtë fshat kanë mbetur rreth 120 shtëpi ku shumica janë vetëm të moshuar.

Fshati Polis gjithashtu vuan edhe ndërprerjet e herë pas hershme të furnizimit me ujë të pijshëm, ndërkohë që pavarësisht ngritjes si shqetësim nga ana e banorëve për këto problematika, askush nuk ka marrë masa apo të investojë, duke i lënë ata në mëshirë të fatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco