SYRI TV/ Elbasan - Në fshatin Jagodinë nuk pastrohen koshat, Banorët: Kemi frikë nga infeksionet

14:48, 12/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e fshatit Jagodinë në bashkinë Elbasan kanë ngritur shqetësimin për mospastrimin e rregullt të koshave të mbeturinave. Sipas tyre, ata cdo ditë përballen me aromën e rëndë që lëshojnë mbetjet, ndërsa i druhen edhe përhapjes së ndonjë infeksioni. Banorët theksojnë se grumbulluesit e mbetjeve vijnë rrallë në zonë.

Mungesa e pastrimit te konteniereve te mbetjeve ne zonen e Jagodines se bashkise se Elbasanit ka ngritur shqetesimin e banoreve te zones. Ata i druhen perhapjes se nje infeksioni teksa çdo ditë detyrohen të përballen me aromën që pleherat lëshojnë. Banorët shprehen se nga ana e institucioneve përkatëse nuk ka pasur asnjë reagim apo pastrim te rregullt të mbetjeve.

Ata theksojnë faktin se grumbulluesit e mbetjeve vijnë rrallë në zonë e era që mbetjet lëshojnë është e tmerreshme e shqetësuese pasi çdo ditë do të duhet të kalojnë pranë tyre.

Edhe pse, sipas banorëve, shqetësimi është ngritur shpesh pasi gjendja është bërë e padurueshme, askush nuk ka marrë masa, megjithëse kjo situatë vijon të jetë e vazhdueshme prej muajsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco