Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Banorët e Fierit protestojnë para Kadastrës: 20 vite në shtëpi dhe pa çertifikatat e pronësisë, institucionet nuk na japin përgjigje

Banorët e Fierit protestojnë para Kadastrës: 20 vite në shtëpi dhe pa çertifikatat e pronësisë, institucionet nuk na japin përgjigje

10:34, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rreth 60 familje dhe 20 biznese protestuan këtë mëngjes para godinës së Kadastrës së Fierit, duke kërkuar çertifikatat e pronësisë për banesat dhe ambientet ku jetojnë dhe punojnë prej 20 vitesh.

Banorët thonë se kanë paguar shumën e plotë ndaj pronarit dhe kanë marrë në vitin 2018 një vërtetim hipotekor, por pavarësisht kësaj, dokumentet nuk kanë dalë ende.

“Janë 20 vjet që na sorollatin. Duam t’i shesim, duam të marrim kredi, por s’mundemi sepse nuk kemi dokumentet e pronësisë. Një ditë na thonë do aplikojë pronari, një ditë se duhet të aplikojmë vetë. Askush s’na jep përgjigje,” tregojnë banorët.

Sipas tyre, informacioni nga institucionet është i paqartë dhe shpesh kontradiktor. Një zyrtar i thotë se duhet të aplikojë pronari i ndërtimit, ndërsa një tjetër u kërkon që të aplikojnë vetë individualisht.

“Na thonë shkoni tek pronari, pronari thotë dosja është dorëzuar, Kadastre thotë prisni njoftim. Janë 20 vite jetë në pasiguri. Fëmijët tanë janë rritur këtu, por s’e dimë ende nëse banesat janë të tonat me letra apo jo,” shtojnë qytetarët.

Banorët kërkojnë takimin me drejtorin e Kadastrës, por ai nuk ndodhej në zyrë. Institucioni u ka premtuar se do të dërgojë një informacion zyrtar.

Protestuesit paralajmërojnë se nëse nuk marrin një zgjidhje të shpejtë, do të vazhdojnë protestat dhe do të përshkallëzojnë veprimet. Sipas tyre, pas 20 vitesh pritje, nuk kërkojnë asgjë më shumë se të drejtën për pronën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco