Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

‘Do vras veten ose do vras drejtorin…s’duroj më’/ Paralajmërimi i vlonjatit: Kam 10 vjet pa drita, Gjykata më dha të drejtë!

09:55, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një denoncim i frikshëm ka mbërritur drejtpërdrejt në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, teksa Shyqyri Alliu nga Vlora ka kërcënuar se do të vrasë veten ose ndonjë drejtor të OSHE-së, pasi prej 10 vitesh është energji elektrike në shtëpi, edhe pse Gjykata i ka dhënë të drejtë qytetarit.

Në denoncimin e tij, Alliu ka thënë se OSHEE e ka regjistruar si biznes në kontratën e lidhur, ndërsa pas disa kohësh ka parë shumën e lartë që i vinte në faturë për ta paguar, gjë që nuk ka vijuar ta bëjë më, si pasojë e shifrës së kripur.

Sipas Alliut, ecejaket nëpër zyra drejtorësh kanë qenë të shumta ndër vite, madje deri në kontaktin me deputetin e PS, Ilir Metaj, por pavarësisht kësaj askush nuk i ka dhënë zgjidhje.

Ende sot e kësaj dite, ai është pa energji elektrike në banesë, ndërsa ka hapur procese gjyqësore për debinë e prapambetur.

Më kanë regjistruar në kontratë për biznes, dhe i kam paguar dritat disa kohë. Kur pashë që ishin shumë lekë e ndërpreva pagesën dhe m’i prenë më 21 maj 2014. Vajta te drejtoritë më 2017 hapa gjyq, më 2018 përfundoi në Apel dhe më dha të drejtë, dhe vendimi thoshte që t’i rilidhej energjia elektrike.

Vajta me vendim atje, herë më prisnin e disa jo. Ja nisa Tiranës vendimet origjinale me postë, zyrës së OSHE, pastaj drejtorit, pastaj FSHU në Tiranë e Vlorë, asnjë përgjigje. Takova disa drejtorë, më rekomanduan një deputet, Ilir Metaj, asgjë s’u bë.

Takova drejtorin e më tha s’bëhet gjë, kapa një përmbarues privat më 2023, ndërhyri me shumë vështirësi më 12 shtator 2023, m’i lidhën dritat, pastaj hapëm sërish gjyq për debitë që kisha. Vazhduam gjyqet dhe vijova me dritat deri në prill 2024 m’i prenë sërish.

Mora vendimet e gjykatës së jam në proces i çova në drejtori e s’m’i pranuan. Më thanë ose do paguash lekët ose do rrish pa drita. Dhe kam ndenjur pa drita, s’di ku ta zgjidh më. Sdi ku të sulem, veç të vras veten, drejtorin…s’duroj më.

70 vjeç vajta, sa do rroj, 10 vjet pa drita. Kazanin e mbush me ujë e lahem me kanaçe, m’u sëmur gruaja për ftohje, ka hequr 40% të mushkërisë. Si mund të rrijë njeriu pa drita. Dy gjyqet i kam fituar për debitë, i kanë apeluar ata të OSHE e nuk e di ç’do bëhet. Për fajin e tyre jam pa drita dhe me gjithë këto halle. Gjykata e tha qartë që t’i lidhen dritat, me kontratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco