'Universitetet në kaos'/ Nisja e vitit akademik nxjerr në pah dështimin e shtetit, as programet e reja nuk i shpëtojnë dot auditorët

'Universitetet në kaos'/ Nisja e vitit akademik nxjerr në pah dështimin e shtetit, as programet e reja nuk i shpëtojnë dot auditorët

09:51, 06/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa rreth 3 mijë studentë të rinj regjistrohen këtë vit akademik 2025–2026 në bachelor dhe master, universitete të ndryshme, përfshirë Universitetin e Durrësit dhe UAMD, vazhdojnë të përballen me mungesë menaxhimi dhe infrastrukture të papërshtatshme.

Pavarësisht interesit të lartë në degët më të kërkuara si Informatika Ekonomike, Shkenca Kompjuterike dhe Infermieri, dhe rritjes së regjistrimeve në bachelor mbi 1300 studentë të rinj, problematikat infrastrukturore mbeten.

Nga ana tjetër, degët më pak të preferuara si Gazetaria, Marrëdhënie me Publikun dhe Filozofi–Sociologji nuk rrezikojnë mbyllje, por numri i studentëve mbetet modest.

Universiteti i Durrësit ka nisur këtë vit edhe programe të reja, përfshirë Punë Sociale, Teknik Laboratori dhe International Business me marrëveshje diplome të dyfishtë me Universitetin e Bragançës, Portugali.

Për herë të parë, ai ka pritur 10 studentë ndërkombëtarë. UAMD ofron gjithashtu diploma të dyfishta në bashkëpunim me Universitetin “La Sapienza” të Italisë.

Megjithatë, ndërsa universitetet deklarojnë “risitë” dhe rritjen e numrit të regjistrimeve, realiteti i infrastrukturës, menaxhimit të studentëve dhe presionit mbi rrugët dhe transportin publik nuk tregon asnjë përmirësim të dukshëm, duke nxjerrë në pah një problematikë të vazhdueshme që qeveria ende nuk ka adresuar.

Informacioni i plotë/ Regjistrimet

• Rreth 3 mijë studentë pritet të regjistrohen në të dy ciklet e studimit, bachelor dhe master për vitin akademik 2025-2026.
• Ky numër është 5% më i lartë se vitin e kaluar.
Vetëm në bachelor jabë regjistruar mbi 1300 studente të rinj, gati 50 më shumë se viti i kaluar. 

Degët më të preferuara
• Informatika ekonomike
• Shkenca kompjuterike
• Infermieri e përgjithshme

Degët më pak të preferuara
• Gazetaria
• Marrëdhënie me publikun
• Filozofi – Sociologji
👉 Edhe pse me më pak regjistrime, asnjë program nuk rrezikon të mbyllet, pasi interesimi ka qenë i kënaqshëm.

Risi për këtë vit akademik
• Hapja e programeve të reja:
• Punë Sociale
• Teknik laboratori
• International Business (me marrëveshje diplome të dyfishtë me Universitetin e Bragançës, Portugali)
• Për herë të parë, Universiteti i Durrësit ka pritur 10 studentë ndërkombëtarë.
• UAMD ofron gjithashtu diploma të dyfishta në bashkëpunim me Universitetin “La Sapienza” të  Italisë.
Universiteti në total 18 mijë studente.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco