Lajmi i fundit

LIVE/ Promovimi i librit 'La Destra Verso il Futuro', i pranishëm lideri i opozitës Sali Berisha

Kaos në autostradën Tiranë-Durrës: Trafiku i rënduar për shkak të nisjes së vitit të ri akademik

09:35, 06/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e sotme, në nisjen e vitit të ri akademik 2025–2026, autostrada Tiranë-Durrës është kthyer në një skenë kaosi trafiku.

Pamjet e ardhura në redaksinë e Syri Telvizion tregojnë kolonat e gjata të automjeteve që shtrihen kilometra, ndërsa mijëra studentë dhe familjarë po përpiqen të arrijnë në universitetet e kryeqytetit dhe zonat përreth.

Shkak i trafikut të rënduar është përplasja e sezonit të nisjes së shkollave dhe universiteteve, ku prindërit shoqërojnë studentët, ndërsa qarkullimi i rritur i automjeteve ka krijuar vonesa të konsiderueshme.

Përveç kolapsit rrugor, disa qytetarë kanë zgjedhur të ecin në këmbë për të arritur më shpejt në destinacionet e tyre, duke bërë që situata të duket edhe më e tensionuar.

Ky incident është një tregues i qartë se nisja e vitit akademik krijon presion të madh në infrastrukturën rrugore, sidomos në segmentet kryesore të autostradës Tiranë-Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco