SYRI TV/ Kthimi i specit nga Kroacia, flasin fermerët: Po falimentojmë! Pesticidet i përdorim me kriter

15:33, 05/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fermerët e zonës së Mollasit në Elbasan, të cilët u prekën drejtpërdrejtë nga kthimi i produktit të specit nga Kroacia për shkak të përmbajtjes së pesticideve të dëmshme, janë shprehur të indinjuar rreth këtij fakti. Sipas tyre, një ngjarje e tillë i ka dëmtuar jashtëzakonisht ata, ndërsa shtojnë se çdo pesticid që përdorin e bëjnë në konsultë të vazhdueshme me agronomët e zonës.

Syri TV

Ata shprehen se, për çdo pesticid të përdorur, konsultohen me agronomin e zonës, ndërkohë që çmimet me të cilat i blejnë janë shumë të larta. Sipas tyre, gjithë mundi tashmë ka shkuar dëm, pasi produkti është hedhur.

Fermerët theksojnë se janë të shumtë ata që nuk përdorin pesticide, por gjithsesi janë penalizuar gjatë kësaj periudhe, pasi askush nuk ua merr produktin.

Kjo situatë e krijuar, mungesa e ndihmës nga shteti dhe mungesa e tregut, kanë bërë që shumica e fermerëve të shkojnë drejt falimentimit, çka më pas i detyron të largohen jashtë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco