Dërgimi i prindërve të moshuar në azil, dikur konsiderohej një tabu, ndërsa sot është kthyer në një realitet e nesër mund të kthehet në një traditë. Shkak për këtë është bërë emigracioni, teksa Syri Tv sjell rrëfimin e 82 - vjeçares Hedije Çaushi, rezidente në azilin e Shkodrës.
Syri tv
Kjo është Hedije Çaushi, 82-vjeçarja e cila jeton prej mbi 7 vitesh në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Dikur dërgimi i prindërve të moshuar në azil konsiderohej tabu, sot është kthyer në realitet e nesër mund të kthehet në një tradite, teksa në themel të këtij fenomeni është emigracioni. 82 - vjeçarja bën apel ndaj të rinjve që të mos braktisin prindërit për shkak të emigracionit.
Madje, ajo thekson se ka raste që familjarët nuk kujtohen për të afërmit e tyre as kur ndërrojnë jetë pranë shtëpisë së të moshuarve në Shkodër.
Pranë shtëpisë së të moshuarve në Shkodër banojnë 65 persona, aq sa është kapaciteti pranë kësaj shtëpie, ndërkohë kërkesat janë në rritje vit pas viti.
© SYRI.net