Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë vijuar gjatë gjithë natës në zonën e Steblevës, në Librazhd.
Mëngjesin e sotëm trashësia e dëborës ka kaluar 10 centimetra, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në -2°C.
Për shkak të ngricave, aksi nacional Librazhd–Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë ose goma dimërore.
Ndërkohë, disa fshatra të njësisë administrative Steblevë ndodhen pa energji elektrike, pasi linjat e transmetimit janë dëmtuar nga moti i keq.
© SYRI.net