Malesia e Krujës është gdhi sot e mbuluar nga petku i bardhë i dëborës, duke sjellë një pamje mahnitëse dhe një atmosferë të pastër dimri, edhe pse jemi ende në fillim të tetorit.
Reshjet e para të dëborës kanë nisur gjatë natës, kryesisht në zonat e larta, ku trashësia e saj në disa fshatra si Shkreta, Bruz Mali, Qafështama e të tjera, ka arritur në disa centimetra.
Pavarësisht reshjeve, deri në këto momente nuk raportohet për bllokime rrugësh apo problematika në qarkullim.
Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është ndryshimi i menjëhershëm i motit: temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke bërë që qytetarët, vetëm brenda 24 orësh, nga bluza me mëngë të shkurtra t’i kthehen xhupave dhe rrobave të trasha.
Dëbora e parë, që gjithmonë sjell emocione të veçanta, duket se ka ardhur më herët këtë vit, si një paralajmërim i dimrit që po troket më shpejt se zakonisht në Malesinë e Krujës.
© SYRI.net