SYRI TV/ Lagjja 'Mbyet' në Fier mbytet, banorët: Diskriminohemi për shkak të bindjeve tona politike

13:48, 01/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lagjja Mbyet në Fier është vetëm pak minuta nga qendra e qytetit, por kjo zonë është lënë në mëshirë të fatit, pasi bashkia nuk ka bërë asnjë investim për ta rehabilituar.

Banorët shprehen se situata është mjaft problematike, pasi në këtë lagje mungojnë kanalizimet, rruga është shkatërruar dhe nuk ka as ndriçim. Qytetarët që jetojnë në këtë zonë thonë se premtime ka në çdo zgjedhje, por zgjidhje nuk ka pasur asnjëherë.

Banorët shprehen se në dokumente rrugët figurojnë të shtruara, me trotuare e ndriçim publik, por në realitet ato janë të shkatërruara dhe të pakalueshme.

Për të kërkuar zgjidhje, ata kanë protestuar disa herë, por edhe pse kanë ngritur zërin dhe kanë marrë premtime të përsëritura gjatë fushatave elektorale, situata ka mbetur e pandryshuar.

Disa prej banorëve shprehen se edhe pak ndërhyrje që janë bërë në zonë kanë ardhur si rezultat i preferencave politike.

Lagjja Mbyet në Fier është ndër më të penalizuarat për shkak të mungesës së investimeve, dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, bashkia e këtij qyteti nuk ka marrë asnjë masë për të rehabilituar këtë lagje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco