Artisti, shkrimtari dhe aktori i madh shqiptar, Çun Lajçi është surprizuar nga vëllezërit Zymberi prej Gjilanit, të cilët i kanë dhuruar një makinë tip ‘Mecedez-Benz’, si vlerësim për aktivitetin e tij artitistik dhe letrar ndër vite, në një kohë të vështirë për shqiptarët e Kosovës.
‘Jam rritë me recitimet tua; - me kishte shkrua Nexhati kur e kishte t’fillue veturën për Kosovë, dhe kam derdhë lot sa herë t’kam pa n’skenë me nji grusht dhé e me nji plis të djegun. Ti na dhe shpresë për nji Kosovë të lirë e na frymzove me vargjet e Fishtës, ndaj e meriton nji jetë të dinitetshme o artisti i Kombit”- kishte shkrue Nexhati!’, shkruan Lajçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Thonë:
Idhnimin e gëzimin ndaj me miq: i pari tretet si hije n’diell, e i dyti rritet si kangë n’zemër!
Sot gëzimin tem po e ndaj me ju, që s’e kursyet respektin ndaj meje e librat e mi i moret si dhanti shpirti.
• Albini Auto GMBH -
t’vllaznive Zymberi prej Gjilanit, që jetojnë e punojnë n’Cyrih, kan vendosë me m’dhuru një “Benz” t’përdorun, që ta kam ma lehtë me i marrë udhët e qyteteve t’atdheut me kuferin plot libra e mall.
“Jam rritë me recitimet tua; - me kishte shkrua Nexhati kur e kishte t’fillue veturën për Kosovë, dhe kam derdhë lot sa herë t’kam pa n’skenë me nji grusht dhé e me nji plis të djegun. Ti na dhe shpresë për nji Kosovë të lirë e na frymzove me vargjet e Fishtës, ndaj e meriton nji jetë të dinitetshme o artisti i Kombit”- kishte shkrue Nexhati!
U përmallova e shkrova:
- Kjo dhuratë asht si kurora ma e çmueshme mbi 50 vjet krijimtari e 79 vjet jetë, nji shenjë se malli e fjala s’plaken kurrë.
Faleminderit Jashar, faleminderit Nexhat! Bamirësia juej u shndritë si dritë e mos u harroftë kurrë, e Zoti kurrë mos ua ngushtoftë as zemrën as sofrën!
30.09.2025
© SYRI.net