Në emisionin "Kafe Shqeto" në Syri TV, aktivistja Elsa Ballauri dhe gazetari Flavio Qarri u përfshinë në një debat të nxehtë, ku diskutuan mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ+ dhe balancimin e këtyre kërkesave me nevojat e shtresave të tjera të margjinalizuara në Shqipëri.
Qarri theksoi shqetësimin se kërkesat e komunitetit LGBTQ+ për subvencione po i zënë vendin çështjeve të tjera sociale, ndërsa Ballauri mbrojti rëndësinë e ligjeve për të drejtat e këtij komuniteti dhe zbatimin e drejtë të tyre.
Në një përballje të drejtpërdrejtë, të dy palët ngritën pikëpyetje për prioritetet shoqërore dhe përkushtimin ndaj të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Pjesë nga debati:
Flavio Qarri: "E bëmë pra ligjin, nuk diskriminohen më dhe aq…"
Elsa Ballauri: "Ata do të kërkojnë që të jenë të barabartë në ekzistencë, në punë…"
Flavio Qarri: "Ky është problem atëherë që s’po ndalojnë më kërkesat. Nuk mjafton mosdiskriminimi, duan subvencione."
Elsa Ballauri: "Po, se jo."
Flavio Qarri: "Çfarë subvencionesh duhet të kem unë si kryefamiljar, ose dikush që nuk bën fëmijë fare?"
Elsa Ballauri: "Patjetër që duhet të ketë."
Flavio Qarri: "Ku po diskutohen këto, përveç historive me LGBTQ? Ku po diskutohen dhe si po buxhetohen të drejtat e shtresave të tjera vertetë të margjinalizuara?"
Elsa Ballauri: "Ju qenkeni vertetë në universitet, ikni flisni atje."
Flavio Qarri: "Ballauri, mos më ikni, këtu pyetjet i bëj unë. Punoj në media dhe shoh se çfarë bëjnë shoqatat për të drejtat e njeriut që merren vetëm me muhabetet e LGBTQ."
Elsa Ballauri: "Të gjitha janë të përcaktuara me ligj. Ligjet i kemi të mira, por kemi implementim të gabuar, kemi implementim të parregullt."
Flavio Qarri: "Pyetja ime është e qartë. Po degjoj si media, si shoqëri, vetëm diskutime për axhendën LGBT. Ku janë konkretisht diskutimet nga panelet, tryezat, konferencat, që janë për shoqërinë civile dhe buxhetet nga bashkitë dhe qeveritë për komunitete të tjera vertetë të margjinalizuara?"
Elsa Ballauri: "Patjetër që ka…"
Flavio Qarri: "Ku ka? Ku është diskutimi për vlerën e këmishës? Në një Shqipëri që ka një të vdekur dhe dy të plagosur në ditë, nuk ka zonja Ballauri."
Elsa Ballauri: "E përsëritet pyetja në të gjitha format dhe nuk po të luftoj ty. Nëse je i zotë të nxjerrësh një statistikë se çfarë po bëhet, nxirre dhe ngrije shoqërinë civile."
Flavio Qarri: "E kam statistiken, por me sa duket halli juaj është tjetër."
Elsa Ballauri: "Ky nuk është halli më i madh i shqiptarëve, po flasim për ligje… Ktu është vetëm një nen për barazinë gjinore. Ku ju dhe gjithë pjesa homofobike e shqiptarëve do ta diskutojnë."
Flavio Qarri: "Tani u bera dhe homofob. Por do ju bënte të ndiheshit më mirë, nëse ju them kam miq të këtij komuniteti. Pra, sipas jush, të kesh një mendim kritik ju bën homofob? Zonja Ballauri, për dikë që punon për të drejtat e njeriut, ju po shkelni të drejtat e mia…"
© SYRI.net