Parashikimi i motit për sot! Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike në gjithë vendin

Parashikimi i motit për sot! Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike në gjithë vendin

07:11, 21/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dita e sotme pritet të sjellë një mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë i kthjellët, pa reshje dhe me diell gjatë gjithë ditës në të gjitha qarqet e vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi verilindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s, ndërsa në zonat përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë deri në 8 m/s, duke sjellë një freski të lehtë, veçanërisht në orët e paradites dhe mbrëmjes.

Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët, në forcën 1-2 ballë, duke e bërë të favorshëm edhe lundrimin apo aktivitetet detare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco