Durrësi i Ri dhe Spitalla vijojnë të jenë zonat më të diskriminuara në Durrës sa i përket investimeve në infrastrukturë.
Edhe në ato raste kur ka investime në këto zona, cilësia e projekteve dhe punimeve është skandaloze.
Për këtë arsye, këtë të hënë banorët e Spitallës janë ngritur në protestë kundër punimeve në rrugën “Aristoteli”, ku Bashkia ka parashikuar që trotuari të jetë vetëm 30 cm dhe në të të vendosen shtyllat e elektrikut.
Ndërkohë, skandaloze paraqitet situata në rrugën “Azem Hajdari” në Durrës, ku asfalti ka nisur të përfundojë në kanal, kapakët e puseteve janë vjedhur dhe ndriçimi e sinjalistika mungojnë.
© SYRI.net