Është koha për superduelet evropiane
Është koha për spektakël në Serie A, është koha përSuperderbin e Italisë. Mitiku Juventus - Inter“i vë flakën” Torinos dhe fundjavës nëTRING SPORT.
Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit, ndeshja e rivalitetit të përjetshëm mes dy kryeqendrave italiane, ndeshja që ndez tifozerinë e zjarrtë. Bashkë me Milan - Bologna, Fiorentina - Napoli, apo klasikun plot histori Bayern - Hamburg nëBundesligën gjermane do të jenë në qendër tëmaratonës sportive të kësaj fundjave sensacionale nëTRING, platformën sportive më të madhe në Shqipëri.
Ndërkohë, me javën e parë tëFazës së Ligës në Champions, rikthehet futbolli i yjeve dhe mesjava ofronsuper duelet evropiane.
E marta sjell njëpërballje epike, “Zonja e Vjetër” e Italisë pret në shtëpi Dortmundin gjithmonë në sulm, ndërkohë qëe mërkura sjell dy supersfida në dy skena emblematike të futbollit, në “Munchen Arena” kampionët bavarezë presin befasuesit londinezë, teksa në “Anfield” Reds-at legjendarë sfidojnë Atleticon e Simeones.
Të enjten, në të tretën mbrëmje elektrizuese Champions këtë start sezoni, në Etihad, City i Guardiolës pret Napolin e Contes, në njëndeshje që premton ritëm e intensitet. Emocione, gola, dramë, pasion që pushton botën... Kjo është arena e madhështisë absolute.
Liga e Kampionëve, kampionati italian dhe ai gjerman, 3 superligat “magnet” për të gjithë tifozët shqiptarë, për herë të parë në Shqipëri brenda një pakete sportive, janë në qendër të propozimit ekskluziv qëTring Sport ofron.
Njëmaratonëtransmetimesh sportive në çdo ditë të javës dhe një paketë e përshtatshme për çdo tifoz apo familje. Sidomos nëse bëheni edhe ju protagonistë, duke përfituar nga oferta e momentitduke nisur nga 11900 lekë për abonimet 12-mujore në aplikacionin Tring.
Bëhu edhe ti pjesë e lojës dhe Sportifikohu... Me Tring, sigurisht!
© SYRI.net