Reshjet e dendura të shiut që nisën pas mesnate kanë shkaktuar përmbytje serioze në qytetin e Lezhës, ku më e prekur mbetet lagjja Besëlidhja.
Sipas banorëve, uji ka përmbytur parkingjet dhe rrugicat e lagjes, duke e bërë të pamundur daljen nga pallatet dhe lëvizjen me automjete.
Pamjet nga terreni tregojnë makina të mbytura në ujë dhe hyrje pallatesh të rrethuara nga niveli i lartë i ujit.
Kjo nuk është hera e parë që lagjja përballet me përmbytje të tilla. Besëlidhja është ndër zonat më problematike në qytetin e Lezhës gjatë stinëve me reshje në vitet e fundit.
© SYRI.net