Fshati Pirg në Maliq prej rreth një muaj po përballet me mungesën e ujit të pijshëm. Banorët e fshatit shprehen se ky është një problem i vazhdueshëm për këtë zonë, pasi edhe më parë uji vinte me orar të reduktuar. Përballë një situate të till banorët detyrohen të mbushin enet në zonat përreth, por distanca që banorët duhet të përshkojnë, është e papërballueshme sidomos për moshën e tretë.
Ndërkohë edhe mungesa e kanalizimeve të ujrave të zeza është kthyer në një gjendje alarmante për ta, pasi banorët i friksohen ndonjë empidemie të mundshme.
Infrastruktura nga ana tjetër mbetet një problem i pazgjidhur per fshatin. Banorët thonë se eshte investuar vetem në rruget kryesore e ndersa ato dytësore vijojne të jenë të amortizuara.
Premtimet për përmirësimin e infrastruktësrës, ujit dhe kanëlizimeve ka pasur vazhdimisht, por pasi kanë përfundur zgjedhjet çdo gjë ka mbetur e pandryshuar.
© SYRI.net