Lajmi i fundit

LIVE/ Hamburg - Tiranë: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

SYRI TV/ Sindikatat në Shkodër ngrenë alarmin: Punëtorët keqpaguhen, kërcënohen të zëvendësohen me bangladeshas

15:44, 20/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i bashkimit të sindikatave të pavarura Shkodër, Albert Tuka ka ngritur shqetësimin se papunësia në vend është rritur akoma më shumë, ndërsa theksoi se turizmi ka dështuar. Tuka shtoi më tej se fuqia blerëse ka rënë, ndërsa punëtoret po keqpaguhen në punët që kryejnë

SYRI TV

Duke parë gjendjen e vështirë ekonomike në 5 bashkitë e Qarkut Shkodër, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare dega Shkodër ka dalë këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat. Kreu i saj, Albert Tuka, tha se papunësia është rritur akoma më shumë, ndërsa turizmi ka dështuar. Tuka theksoi se bizneset po falimentojnë dhe janë drejt kolapsit total.

Tuka shtoi se fuqia blerëse ka rënë, ndërsa kërkoi që kryeministri të kthejë vëmendjen nga Shkodra. Sipas tij, punëtorët nuk paguhen për orët shtesë dhe kërcënohen për t'i zëvendësuar me punonjës nga Bangladeshi.

Ndërsa, kryetari i sindikatës së shëndetësisë Shkodër, Paolo Kaceri, kërkoi që punonjësit të kenë pagë më dinjitoze pasi punojnë në kushte skandaloze që ka shëndetësia shqiptare. Për Kacerin, korrupsioni ka arritur majat, ndërsa populli është shtypur.

Përfaqësuesit e sindikatave shprehen të shqetësuar që qeveria nuk rriti as pagën minimale dhe as pensionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco