Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

SYRI TV/ Vlorë, mungojnë korsitë e emergjencave, ambulancat ngelen gjithmonë në trafik

16:09, 16/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Në Vlorë, një nga qytete e frekuentuara në sezonin veror mungojnë korsitë e emergjencave. Por edhe në ato akse rrugore ku janë, bllokohen nga automjete të tjera, ose janë jashtë funksionit. Qytetarët shprehen se bashkia duhet te marrë masa për këtë situatë.

Korsia e ndërtuar në rrugën "Ali Demi" në Vlorë prej vitesh gjendet jashtë funksionit. Në qytetin bregdetar mungojnë korsitë e emergjencave teksa autoambulancat e kanë të vështirë për të dhënë ndihmën mjekësore në kohë pasi ngecin në trafikun e rënduar.

Në lidhje me bllokimin e korsisë së dedikuar për autoambulancat, as policia bashkiake dhe as ajo e shtetit nuk marrin masa, pasi ky segment shpesh herë është bërë edhe burim aksidentesh, ku ka pasur raste të shumta që janë aksidentuar kalimtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco