Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 8, shqiptarët protestë kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Sportifikohu duke nisur nga 11.900 lekë dhe shih kupën e Italisë, maratonë ndeshjesh që rikthen pasionin italian në Tring Sport

Sportifikohu duke nisur nga 11.900 lekë dhe shih kupën e Italisë, maratonë ndeshjesh që rikthen pasionin italian në Tring Sport

15:14, 15/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fundjava rikthen pasionin e futbollit italian, për kënaqësinë e të gjithë tifozëve.

Image

Kupa e Italisë, starton sonte një sezon emocionues dhe, në 8 kanalet Tring Sport, nga e premtja deri të hënën, do të transmetohen plot 16 ndeshje, që do të zbresin në fusha disa prej superskuadrave të Serie A.

Image

Një maratonë sportive që nis garën për trofeun që mbart me vete histori e rivalitet të përjetshëm.

Image

Pas një sezoni që na dhuroi befasi deri në çastin e fundit të finales, po nis rrugëtimi i sezonit 2025-2026, që pritet të jetë edhe më surprizues. Jo më kot, Coppa Italia cilësohet si turneu i befasive.

Çdo ndeshje do të jetë një hap drejt një ëndrre, në një nga kompeticionet më të dashura për tifozët që mbështesin me pasion ekipet e zemrës.

Por, Kupa e Italisë nuk është thjesht trofe, është një gur me peshë dhe një objektiv i rëndësishëm në kalendarin sportiv italian, duke qenë se siguron një biletë në kompeticionet evropiane

Image

Me Bolonjën si fitues në fuqi, të tjera ekipe me pikësynime të qarta do të luftojnë për të shkruar historinë e tyre, ndërkohë që “të mëdhenjtë” e Serie A, si Milan, Inter, Juventus, Roma, Napoli, do të tentojnë të shtojnë një tjetër kupë në koleksionin e çmuar.

Të gjitha ndeshjet e Coppa Italia do të transmetohen të plota të Tring, platformën sportive më të madhe në Shqipëri, si pjesë e rëndësishme e sezonit spektakolar 2025-2026, që do të jetë më madhështori që keni përjetuar ndonjëherë.

Tashmë moton e dini: Sportifikohu... me Tring!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco