SYRI TV/ Trafik i rënduar në aksin Laç–Lezhë-Shkodër! Shkak, mungesa e rrugëve alternative

16:44, 07/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aksi rrugor Laç–Lezhë-Shkodër vijon të jetë problematik sa i përket situatës së trafikut. Java e parë e gushtit ka sjellë trafik më të rënduar në këtë aks të rëndësishëm në vend, që lidh veriun e Shqipërisë, me pjesën tjetër të vendit, si dhe me zonat bregdetare. Fluksi më i lartë vërehet nga Fushë-Miloti në drejtim të Lezhës.

Java e parë e muajit gusht ka sjellë trafik të rënduar në aksin rrugor Laç–Lezhë-Shkodër, një situatë e përsëritur për këtë periudhë të vitit për shkak të fluksit të lartë të pushuesve drejt vijave bregdetare dhe zonave përreth.

Ky segment është një ndër nyjet kryesore për udhëtarët që vijnë nga veriu i Shqipërisë dhe Kosova, çka e bën edhe më të ngarkuar gjatë sezonit turistik.

Fluksi më i lartë vërehet nga Fushë-Miloti në drejtim të Lezhës si pasojë e mungesës së infrastrukturës dhe mungesës së mbikalimeve apo nënkalimeve.

Muaji gusht përkon edhe me kthimin e emigrantëve në atdhe, çka bën që edhe rrugët të mbipopullohen me automjete, duke e rënduar edhe më tepër situatën e trafikut, jo vetëm në qarkun e Lezhës, por në të gjithë vendin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco