Reshje shiu në zonat malore, temperaturat deri në 36 gradë! Parashikimi i motit për sot

Reshje shiu në zonat malore, temperaturat deri në 36 gradë! Parashikimi i motit për sot

07:14, 06/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore në verilindje e juglindje.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco