Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

SYRI TV/ Posta Shqiptare rrit komisionet e shërbimit, më të prekur nga ky vendim pensionistët

14:51, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Posta shqiptare ka ndryshuar tarifat e komisioneve të shërbimit, duke i rritur ato me 100%. Qytetarët shprehin shqetësimin se rritja e kësaj tarife është një vendim i shteti për të varfëruar qytetarët. Në Shkodër ky vendim i postës shqiptare shihet si një cenim i drejtpërdrejt, sidomos tek pensionistët të cilët vijojnë t'i marrin paratë e tyre në sportelet e postës.

Nga 50 lekë të reja që ishte për çdo shërbim, në sportelet e Postës Shqiptare, tashmë qytetarët do të paguajnë 100 lekë, pra një dyfishim. Ky ndryshim natyrisht nuk është pritur mirë nga qytetarët shkodranë, sidomos nga pensionistët. Sipas tyre, ky është një vendim i gabuar dhe i nxituar. Por, për to ky është një stil i këtij shteti për të varfëruar njerëzit…

Kështu, në vend që qeveria të mendojë më shumë për problemet ekonomike të qytetarëve, vendos të shtojë tarifën e shërbimeve pranë postës. Shtrenjtimi i këtyre tarifave ndikon drejtpërdrejt duke i shtyre qytetaret te zgjedhin privatin, pasi rritja e tarifës, ne 100 leke e paralelizon shërbimin e postës shtetërore me bankat e nivelit te dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco