SYRI TV/ Rrezikon shpopullimin e 6 fshatrave në Mirditë, rinovohet leja e ndërtimit të 4 HEC- eve në Kaçinar

14:29, 17/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga SYRI TV
Banorët e disa fshatrave në Mirditë, protestuan para Prokurorisë së Lezhës, pasi kjo e fundit vendosi të pushojë hetimet për hidrocentralet në zonën e Kaçinarit. Banorët akuzuan prokurorinë se është bërë palë me firmën, ndërsa parlajmëruan se do të vijojnë të kërkojnë drejtësi. Avokati i banorëve, Marash Logu tha se kompania private ka shkelur të gjitha afatet për lejet e dhëna, ndërsa dyshohet se është përfshirë dhe në paligjshmëri të tjera.

Një ditë pasi Prokuroria e Lezhës mbylli hetimet pa konkluzione në lidhje me Hecet në zonën e Kaçinarit në Mirditë, dhjetëra banorë kanë protestuar këtë të enjte para organit të akuzës në Lezhë kundër vendimit.

 Banorët u mblodhën rreth orës 10:00, duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë për mbylljen e hetimeve, duke pretenduar se vendimi është i padrejtë.

"Ne nuk kemi firmosur. Nuk na ka pyetur asnjë njeri" thotë një banor. 

Duke i cilësuar lejet e dhëna të paligjshme, banorët janë shprehur se nuk do të ndalen në kërkesën e drejtësisë.

Sipas tyre, përfaqësues të firmës kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëfshatarëve, ndërsa kanë bërë një paralajmërim për firmën që po ndërtojnë HEC-et.

Avokati i banorëve të Kaçinarit, Marash Logu u shpreh se banorët kërkojnë që të mbrohet pasuria e tyre. Sipas tij, prej 6 vjetësh banorët presin drejtësi për shkeljet, që janë bërë nga zyrtarët publik, me lejet për ndërtimin e Heceve në Kaçinar.

Megjithëse kontrata është firmosur në 2015, kjo kompani nuk ka kryer asnjë punim. Pasi i kanë skaduar të gjitha lejet, e mjedisit, ujore dhe e ndërtimit. Vetëm këtë vit ka siguruar në mënyrë të dyshimtë zgjatjen e lejes së ndërtimit. Ndërtimi sjell dëme të mëdha dhe shpopullim të 6 fshatrave" 

Koncesioni për ndërtimin e 4 HEC-eve të vogla në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018 dhe pas rinovimit të lejeve Kompania “Shperdhaza Energji”, ka nisur punen në tërren për zbatimin e këtyre projekteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco