Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

'Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes'/ Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025

'Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes'/ Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025

07:18, 17/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, ku në zonat veriore dhe veriperëndimore priten rrebeshe afatshkurtra shiu.

Ndërsa e gjithë vija bregdetare mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Ersekë deri në 38°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarqet Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco