Rasim Kurti, pronari i një shtëpie që u prish nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), ka ndarë me publikun e 'Kafe Shqeto' historinë e ndërtimit dhe blerjes së pronës së tij.
Ai ka theksuar se ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe ka verifikuar dokumentacionin përkatës që vërteton se shtëpia ishte ndërtuar dhe blerë me leje.
Megjithatë, Kurti ka nënvizuar se pas ndërhyrjes së IMT-së, prona e tij u konsiderua e paligjshme dhe u shkatërrua, duke kërkuar nga autoritetet një trajtim më të drejtë dhe një shpjegim për këtë vendim.
"Kur e kam blerë shtëpinë, e kam verifikuar se është me leje, e ndërtuar me leje dhe prandaj bëra veprimet që e bleva si pronë, se mos të kishte leje nuk e blija kurrsesi. Unë nuk jam kundër hapësirave e trotuareve, por duke qenë prona me letra, pse duhet që të shpronësohet. Nuk po pyet më njeri për ne, kërkoj nga mediat ndihmë"- u shpreh Kurti.
Rasim Kurti:
"Unë quhem Rasim Kurti, banues në lagjen Kongresi i Manastirit, godina numër 12, njësia bashkiake numër 3 që nga viti 98’, i ardhur nga Lushnja, teknik ndërtimi prej 50 vitesh, jam marrë me ndërtimin nëpër Shqipëri dhe i njoh ligjet e rregullat e ndërtimit dhe i zbatoj ato.
Unë në kohën e Enverit kam bërë shpronësime, shtëpinë ja prishnim, e i jepnin shtëpi, pemët që i prishnin, i jepnin paret.
Nuk e di se nga ka ardhur kjo kohë e ndërtimeve pa leje. Kryeministri, ish kryetar bashkie në 2008, u bë rikonstruksioni i rrugës e kur erdhi ta inspektojë pasi ka përfunduar, ka folur dëshmitari okular.
Shtëpia ime ishte më e dalë përpara, nuk e prekte dot se ishte me tapi, edhe vetë Rama ka qenë aty edhe e ka thënë këtë që është me leje edhe s’ e prek dot, tani në 2025 dilka pa leje.
Unë kam edhe kontratën e privatizimit të zonjës, dhe unë kam hyrë në atë banesë më 1998 kur zonja u largua për në Itali me familje dhe ma la në ruajtje.
Në rast se unë do rregullohem atje me letra, tha e do kthehem do e shes, në të kundërt do ma lirosh. Pra kam qëndruar nga 2008 deri në 2001 në ruajtje banese, pastaj e kam blerë në 2001.
Para një muaji erdhën dhe na lanë një letër, blini dokumentet thanë.
Na thanë gjithashtu se jeni të paligjshëm, urdhëro, ju thashë ku i keni të gjitha dokumentet që jam pronar i ligjshëm dhe ata as nuk i morën parasysh fare, më thanë se është pa leje.
Kur e kam blerë shtëpinë, e kam verifikuar se është me leje, e ndërtuar me leje dhe prandaj bëra veprimet që e bleva si pronë, se mos të kishte leje nuk e blija kurrsesi.
Unë nuk jam kundër hapësirave e trotuareve, por duke qenë prona me letra, pse duhet që të shpronësohet.
Dëmi që më kanë shkaktuar deri më tani është 2 milionë lekë të reja, kanë prishur 14 metra katrorë.
Falenderoj ju mediat dhe qaj hallin me ju, se në institucionet janë mbyllur dyert, nuk pyesin fare për popullin".
© SYRI.net