Në një intervistë për "Kafe Shqeto", Skënder Brataj, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ka komentuar sfidat dhe masat e marra për të përballuar situatat e emergjencës shëndetësore në vend.
Ai ka theksuar se ndonëse shumë herë përpjekjet e teknikëve dhe specialistëve janë të mëdha, problemet kryesore janë vonesat dhe mungesa e burimeve financiare për të mbështetur shërbimet e urgjencës, veçanërisht gjatë periudhave të nxehta verore.
Dr. Brataj ka theksuar gjithashtu se pa një buxhet të mjaftueshëm dhe pa një strategji të qartë për trajtimin e situatave të emergjencës, çdo përpjekje për përmirësim rrezikon të mbetet një "iluzion", duke i lënë qytetarët të papërgatitur për të përballuar situatat kritike.
Skënder Brataj:
"Një gjë dua të them, duhen dëgjuar specialistët dhe teknikët. Më parë duhet dëgjuar teknikët, pastaj të merret vendimi politik, jo e kundërta.
Nuk mund të luftojmë dot me mullinjtë e erës, sado në çdo rast e bëjmë dhe fatmirësisht ka një lloj matjeje.
Çfarë do lloji gjëje që të thuhet, është një mekanizëm që nuk e ndryshon dot, qoftë regjistrimi i thirrjes, nisja e ambulancës, mbërritja në vend, sa ka ecur etj.
Kështu që edhe ai rast i fundit ishte 22 minuta, por në këtë periudhë ka shumë incidente, shërbime misione spesialiste, shtohen llojet e patologjive sipas stinës, shtohet numri dhe këtë e dimë shumë mirë.
Shumë herë kur diskutoj edhe me këto grupet e 'Task Forcës', do bëhet kjo apo do bëhet ajo, por ore, a ka një buxhet për këtë që do bëhet? Sepse me fjalë është shumë kollaj, është shumë e thjeshtë dhe duke parë që çdo vit numri shtohet, fatmirësisht mbahet parasysh se nëse si institucion mua më jep një buxhet për 3 milion shqiptarë, po për ata 11 që vijnë, me ç’do i përballosh?
Kështu që mundësia e rritjes financiare (jo aq sa duhet) bëhet në mënyrë të tillë që të përballosh dhe kjo mënyrë e qendrës shëndetësore verore, fatmirësisht jam një nga iniciatorët që kur kam ardhur, më pyesin, ore si i bëhet sepse spostohet shërbimi kur shkon qytetari.
Sepse qytetari nëse shkon në plazh, po erdhi deri në Tiranë nuk kthehet më, po shkoj në Dhermi dhe shkoj deri në spitalin e Vlorës, as aty nuk kthehet më.
Flas këtu për ato gjëra të vogla se sigurisht po të ketë ndonjë sëmundje që ka evolucionin e vet, sigurisht që do i mbyllë pushimet".
© SYRI.net