SYRI TV/ Rritet çmimi i biletës së autobusit në Elbasan, nga 50 lekë të rinj shkon në 100 lekë

14:13, 01/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rritja e çmimit të biletës së autobusit ka vënë në alarmë banorët e fshatit Shelcan në Elbasan.

Ata shprehen se rritja me 50 lekë të rinj është e pa përballueshme për xhepat e tyre, sepse ata e bëjnë rrugën Shelcan-Elbasan më shumë se dy herë në ditë.

Madje ata që kanë mbetur në fshat janë të moshuar dhe me pensionin që marrin nuk iu del të përballojnë një rritje të çmimit.

Por situata, sipas tyre, do të përkeqësohet kur të nis shkolla, pasi nxënësve u ribursohet nga shteti vetëm 35 lekë të rinj të biletës.

Banorët kërkojnë nga bashkia të marrë masa, duke lidhur një linjë urbani për zonën me një kosto më të ulët, pasi largësia nga qendra e qytetit nuk është më shumë se 7 km.

Teksa i pyetur nga mediat, një nga drejtuesit e autobuseve të kësaj linje, Rudolf Lala, shprehet se rritja e çmimit të biletës ka ardhur si pasojë e rritjes së kostove dhe të çmimit të naftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco