Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare, qytetarët në protestë para Parlamentit

SYRI TV/ Zjarri djeg qindra ullishte në Lushnje, banorët: OSHEE nuk investon në zonë

12:49, 01/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e fshatit Balaj në Lushnje, pas djegies së ullishtave si pasojë e rënies së tensionit, i bëjnë apel OSHEE-së që të sistemojë linjën elektrike, e cila gjatë kësaj periudhe është mirëmbajtur nga vetë banorët. Ata shprehen se kjo linjë ka probleme dhe shteti nuk po merr masa për ta riparuar, duke vënë në rrezik edhe jetën e banorëve.

Zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe të madhe ullishteje. Banorët e fshatit Balaj fajësojnë linjat e energjisë elektrike për shkak të zjarrit, duke theksuar se institucionet nuk kanë investuar në to. Ata pohojnë se kanë investuar vetë në linjën dhe shtyllat elektrike, pasi OSHEE-ja nuk ka treguar kujdes për ta. Madje, kur kjo linjë shkaktoi zjarrin, punonjësit erdhën me vonesë për ta riparuar atë. Edhe zjarrfikësja ka vonuar, pasi kur arriti banorët thonë se tashmë kishin vënë nën kontroll zjarrin.

Banorët kërkojnë vëmendje nga pushteti vendor dhe investime nga OSHEE Lushnje, pasi përveç rrezikut për prodhimet bujqësore, janë në rrezik edhe banesat dhe jetët e tyre nga zjarri dhe nga rënia në kontakt me energjinë elektrike, për shkak të përcjellësve që mund të bien përtokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco