Rreziku i toksinave në lodrat e fëmijëve, Xhufi: Mund të shkaktojnë dëmtime shëndetësore që shfaqen vite më vonë

08:33, 01/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Toksikologia Suela Xhufi, nga studioja e "Kafe Shqeto", ka komentuar rëndësinë e vëmendjes ndaj toksinave që mund të ndodhen në lodrat për fëmijë, duke theksuar se këto substanca mund të kenë pasoja afatgjata për shëndetin e fëmijëve.

Sipas Xhufit, intoksikimi nga përbërësit toksikë të pranishëm në lodra mund të shkaktojë shqetësime serioze për zhvillimin e fëmijëve, veçanërisht në fazat e hershme të jetës, kur ata janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të këtyre substancave.

Ajo vuri në dukje se problematika nuk është vetëm te lodrat, por edhe te objekte të tjera të përditshme, si krevati i fëmijëve, ku materialet që përdoren mund të jenë po ashtu të dëmshme.

Në këtë kontekst, Xhufi rekomandoi përdorimin e materialeve të sigurt, si silikoni, në vend të PVC-së, për të shmangur ekspozimin ndaj substancave të dëmshme që mund të shkaktojnë dëme shëndetësore, veçanërisht në moshën e hershme.

Xhufi e theksoi gjithashtu se ndikimi i këtyre substancave toksike shpesh nuk është i dukshëm menjëherë. Në shumë raste, problemet mund të shfaqen më vonë, siç janë çrregullimet endokrine, defektet e zhvillimit, apo edhe sëmundje të tilla si autizmi dhe diabeti i tipit të heshtur, që zhvillohen me kalimin e kohës

Suela Xhufi:

"Nuk mund të them se është bërë problem në punën tonë kjo gjë, sepse normalisht fatkeqësitë, siç u tha dhe në insert, intoksikimi nga përbërësit që kanë lodrat kërkojnë një ekspozim kronik, pra nuk është akut, që të kuptosh, që e ke nga lodrat.

Praninë e metaleve të rënda nuk e kemi vetëm te lodrat e fëmijëve, e kemi edhe te krevati. Duhet të kemi parasysh që ajo mbështjella e një prej anëve të krevatit, ku fëmijët mundohen të kapen dhe ta kafshojnë, duhet të jetë me një material të tillë, jo PVC, por silikon, që të mos bëjë dëmtime të fëmijëve që në moshë të hershme.

Nuk mund të them se është një problem në spitalet tona, sepse është i parë dhe i evidentueshëm si problem. Në problemin e këtyre substancave e shohim më vonë, siç mund të jetë një problem në të vonuar, problem me autizmin, apo një defekt, apo diabet i tipit të heshtur, i cili vazhdon dhe zhvillohet më vonë, apo një çrregullim endokrin, një zhvillim i hershëm, sidomos te vajzat.

Janë edhe këto substancat që kanë benzen në përbërje, sidomos te lodrat që nuk kontrollohen nga BE-ja dhe zakonisht i gjejmë në lodra shumë të lira, që kanë një nivel të lartë toksik.

Një tjetër problem janë edhe bojrat, që kanë një masë të madhe të përbërjes së metaleve, sidomos te lodrat që janë kub ose lodrat e lyera.

Zakonisht lodrat e bëra vetë ose të bëra me material të lirë kanë aftësinë që të shpërndajnë aluminin më shpejt se ato lloj lodrash që nuk kanë këto elemente".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco