Nga SYRI TV
Mungesa e kontinierëve të mbetjeve ka bërë që banorët e zonës tek “Shtëpia e Mushkajës” në qytetin e Shkodrës të hedhin në tokë mbeturinat.
Me rritjen e temperaturave, situata është bërë më shqetësuese, pasi rritet rreziku për përhapjen e infeksioneve.
Banorët shprehen të revoltuar për një situatë të tillë, teksa kërkojnë ndërhyrje.
Kjo zonë ndodhet pranë unazës perendimore të qytetit. Ndërkohë, menaxhimi i mbeturinave vijon të mbetet një sfidë për pushtetin lokal, teksa kërkohet më shumë angazhim në këtë drejtim.
© SYRI.net