FOTO/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës në provimet e Maturës Shtetërore

FOTO/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës në provimet e Maturës Shtetërore

10:39, 17/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pak minuta pas nisjes së provimit të Matematikës, teza e kësaj lënde u përhap në mënyrë të jashtëligjshme. Kjo situatë lëkund besueshmërinë e provimit të maturës, një moment kyç në jetën e çdo nxënësi, dhe rrezikon integritetin e gjithë sistemit arsimor.

Ky skandal sa vjen e thellohet, pasi kujtojmë që e njëjta situatë ka ndodhur edhe me provimet e dhëna pak ditë më parë nga gjimnazistët, ku tezat e provimit të gjuhës së huaj anglisht, frengjisht dhe teza e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë janë publikuar vetëm 30 minuta pas fillimit të provimit.

Provimi, i cili nisi në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30, si çdo vit organizohet me masa të rrepta sigurie, por ato nuk mjaftuan për të ndaluar përhapjen e tezës. Ky fenomen, që po përsëritet në vite, tregon mungesë efektiviteti në kontrollet dhe seriozitetin me të cilin trajtohet ky proces.

LEXO EDHE: 

Skandali me provimet e maturës përsëritet çdo vit, del teza e Anglishtes

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco