Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë

Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë

11:26, 07/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Serbinë. Ndeshja do të fillojë në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

Shqiptarët e Kosovës janë nisur të shumtë në orët e para të mëngjesit, duke krijuar fluks makinash në autostradë. Kjo i paraprin atmosferës elektrizuese që pritet në Tiranë.

Sfida është historike, pasi Shqipëria e pret Serbinë për herë të parë në kryeqytet. Mbështetja e shqiptarëve të Kosovës për kuqezinjtë ndërkohë nuk ka munguar asnjëherë.

Herën e fundit kur dy përfaqësueset ishin në të njëjtin grup, Shqipëria siguroi kualifikimin në Europian. Serbia mbeti pas kuqezinjve.

Mesazhi: 'Çuna, lufta ka mbaruar! Luani futboll', mesazhi domethënës i Mërgim Mavrajt para Shqipëri–Serbi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco