Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

‘Pasanikët’ janë përgjegjësit kryesor për ngrohjen globale

‘Pasanikët’ janë përgjegjësit kryesor për ngrohjen globale

22:15, 06/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një studim i ri i botuar në revistën Nature Climate Change tregon se 10% më të pasurit në botë janë përgjegjës për dy të tretat e ngrohjes globale që nga viti 1990. Kjo ngrohje ka shkaktuar rritjen e fenomeneve ekstreme të motit, si valët e nxehtësisë dhe thatësirat.

Studiuesit përdorën një model të avancuar që përzgjodhi të dhëna ekonomike dhe simulime klimatike për të ndjekur emetimet e gazrave serrë nga grupe të ndryshme të të ardhurave në botë.

Ata zbuluan se vetëm emetimet e 10% më të pasurve në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë kanë shkaktuar dy deri trefishimin e valëve të nxehtësisë në rajone që janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Rajonet tropikale si Amazona, Azia Juglindore dhe Afrika Jugore, të cilat kanë kontribuar më pak në ndotjen globale, po përjetojnë efektet më të rënda të këtyre ndryshimeve. Studiuesit zbuluan se vetëm 1% më i pasur i popullsisë kontribuon 26 herë më shumë sesa mesatarja globale në rritjen e temperaturave ekstreme mujore dhe 17 herë më shumë në thatësirat në Amazonë.

Përveç ndikimit nga konsumimi personal, studimi thekson rëndësinë e investimeve financiare të të pasurve, që gjithashtu shkaktojnë shumë emetime. Autorët propozojnë që të fokusohen më shumë në këto investime për të arritur rezultate më të mira në luftën kundër ngrohjes globale. Syri.net-Protothema

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco