Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh!

15:09, 06/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përsëritet kaosi në Fushë-Milot! Radhë ta gjata automjetesh drejt bregdetit. Qytetar të shumtë ‘dynden’ drejt plazhit për festen e Kurban Bajramit.

 Festa e Kurban Bajramit, dhe temperaturat tejet të larta sollën këtë të premte shumë qytetarë, vizitorë apo turistë ku iu drejtuan zonave bregdetare.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Syri Tv, kjo dyndje e madhe ka sjellë edhe fluks të madh dhe radhë të gjata.

Radhë të gjata automjetesh vijon të ketë në të gjitha hyrjet drejt Lezhës, në orën 15:00 .

Përgjatë segmentit Lezhë–Laç vërehet një radhë e gjatë automjetesh, si dhe në zonën e Fushë Milotit, aty ku lidhet Rruga e Kombit me superstradën Lezhë–Laç, ka një prani edhe më të lartë mjetesh, të cilat në të shumtën e rasteve mbeten të bllokuara.

Pamjet e trafikut në rrugët kombëtare janë kthyer në normalitet. 

Ndonëse janë dhënë  miliona për rrugët nuk kanë zgjidhur problematikën e pritjes me orë të tëra të qytetarëve. 

Rruga kombëtare Milot Lezhë me tre korsi por më pas për të kaluar në autostradën Tiranë  - Durrës kthehet në një hinkë, ku kalon vetëm një makinë duke detyruar qytetarët të presin me orë të tëra në trafik.

E njëjta situatë dhe në  bajpasin të Elbasanit për momentin rruga kombëtare futet në një hinkë pra në pjesën që akseson autostradën Elbasan-Tiranë.

Prej 12 vitesh në qeveri, kryeministri Edi Rama nxorri miliona euro nga buxheti për të ndërtuar rrugë të standardeve europiane, por rrugët mbeten rrugëve, ndërsa paratë shkojnë në xhepat e miqve të Ramës e Ballukut.

Kujtojmë se në mars të vitit të kaluar u arrestua për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash Evis Berberi, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, institucioni shtetëror në Shqipëri që menaxhon, mbikëqyr dhe zhvillon rrjetin rrugor kombëtar, pjesë e strukturave që varen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi hetimet për skemën e korrupsionit, mashtrimit dhe pastrimit të parave të zbuluar në tendera publikë të zhvilluar ndër vite nga krahu i djathtë i ministres Balluku dhe çoi dosjen në gjykatë.

 Ish-kreu i Autoritetit Rrugor, Evis Berberi, tre bashkëpunëtorë të tij dhe 18 zyrtarë shtetërorë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se krijuan një skemë për të lehtësuar përfitimin e fondeve publike në vlera të mëdha.

PAK shpjegon se skema kriminale përfshinte manipulimin e të paktën tetë tenderëve shtetërorë në periudhën 2020–2022 me vlera që shkonin deri në qindra milionë lekë, si:

-Mbikëqyrja e punimeve për tunelin e Llogarasë (196 milionë lekë)

-Projektim i detajuar për kulla karikimi (62 milionë lekë)

-Rruga “Smart City” (82 milionë lekë)

-Studim fizibiliteti dhe supervizime rrugore

Përveç Berberit, mes të pandehurve janë edhe Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, si dhe përfaqësues të kompanive “DAAM” sh.p.k dhe “Net Group” sh.p.k, të dyja të akuzuara për korrupsion aktiv dhe pastrim parash në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco