Sarandë/ Besimtarët myslimanë kremtuan sot Kurban Bajramin

Sarandë/ Besimtarët myslimanë kremtuan sot Kurban Bajramin

08:42, 06/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Besimtarë të shumtë myslimanë janë mbledhur mëngjesin e kësaj të premteje në sheshin para xhamisë në Sarandë për të falur namazin e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam.

Myftiu i Sarandës, Bledar Mullaj, uroi gjithë besimtarët për paqe, harmoni dhe mirësi në familjet e tyre.

Edhe vetë besimtarët mes njeri tjetrit shprehën  urimet e tyre, duke e cilësuar këtë ditë të shenjtë si një moment të veçantë bashkimi dhe shpirtmadhësie.

Pas faljes, besimtarët janë larguar për në shtëpitë e tyre ku festa vijon në familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco