Mijëra besimtarë myslimanë festuan sot Kurban Bajramin.
Në Tiranë, falja e Kurban Bajramit këtë vit u bë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ceremoni e faljes nisi në orën 6:15-6:30 më pas besimarët u shpërndanë për të kryer ritet e tjera të kësaj feste.
Komuniteti mysliman i Shqipërisë përcolli në rrjete sociale pamjet me dron të faljes që u mbajt sot në mëngjes shoqëruar me urimin: Gëzuar Kurban Bajramin.
Edhe redaksia e Syri.net ju uron Gëzuar dhe mbarësi, paqe e begati.
© SYRI.net