Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard, luten për myslimanët në Gaza

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard, luten për myslimanët në Gaza

07:10, 06/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin.

Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk u bë në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ceremoni e faljes nisi në orën 6:15-6:30 më pas besimarët u shpërndanë për të kryer ritet e tjera të kësaj feste.

Forcimi në besim, familja, qetësi dhe paqe kudo në botë, ishin disa nga mesazhet e besimtarëve. Por ajo që bie më shumë në sy është mesazhi për luftën në Gaza.

“Na vjen shumë keq për myslimanët në Gaza, inshallah Allahu i mishëroftë. E keqja është se nuk reagon bota për ata. Lutemi për ta”, ishin disa nga mesazhet.

Festa e Kurban Bajramit është një nga festat më të rëndësishme për myslimanët. Ajo simbolizon sakrificën dhe bindjen ndaj Zotit, duke u bazuar në historinë e profetit Ibrahim, i cili ishte gati të flijonte djalin e tij për hir të zotit.

Gjatë kësaj dite besimtarët falin namazin e Bajramit në mëngjes dhe bëjnë kurban, zakonisht një dele, lopë apo dash. Mishi i kurbanit shpërndahet një pjesë për familjen, një për të afërmit dhe një për të varfrit. Festa është gjithashtu kohë për falje, vizita familjare dhe ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco