SYRI TV/ Shkodra pa terminal autobusësh, premtimi i Benet Becit prej dy vitesh në letër

14:00, 02/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga SYRI TV

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci premtoi dy vjet më parë se një nga punët e para të tij do të ishte ndërtimi i terminalit të autobusëve, duke prezantuar edhe projektin. Por, dy vjet më pas, jo vetëm që terminali nuk është ndërtuar, por qëndrimi i autobusëve në qendër të qytetit ka shkaktuar kaos në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Edhe pse e kishte premtuar para dy vitesh, terminali nuk ekziston. Autobusët që sjellin qytetarë dhe turistë nga vende të ndryshme detyrohen të parkojnë në mes të qytetit të Shkodrës.

Kjo situatë krijon trafik të rënduar në qendër të qytetit, veçanërisht me afrimin e sezonit turistik.

Për qytetarët, krijimi i një terminali është tepër i domosdoshëm.

Terminali është projektuar të ndërtohet në pjesën e unazës perëndimore të qytetit, por deri tani nuk ka asnjë zhvillim konkret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco