Kultivimi I frutave si pjeshka dhe nektarina ka bërë që fermerët e fshatit Gjocaj në bashkinë e Peqinit të përballen me vështirësi të shumta.
Kështu janë shprehur ata teksa tregojnë se prodhimi kete vit ka qene i mbare, por mungesa e tregut dhe shitje prodhimit është sfidë me vete. Ata shprehen se janë të detyruar që të ulin cmimet gjë e cila ndikon në të ardhurat e tyre.
Fermeret thonë se ndihma nga shteti pothujase është inekzistente pasi prej shumë vitesh ata nuk marrin asnjë subvencion për të shtuar sasinë e prodhimit dhe për të pasur një vijueshmëri për vitet në vijim.
Një nga problemet kryesore për fermerët është edhe mungesa e krahut të punës pasi pjesa më e madhe e të rinjëve janë larguar jashtë shtetit për shkak të mungesës së perspektivën në vendin e tyre të lindjes.
© SYRI.net