Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

'Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë'/ Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

'Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë'/ Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

07:10, 30/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve Mesdhetare do të diktoje kushtet atmosferike edhe në vendin tone, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites.

Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të paraqitet në zonat Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës deri në 7°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe Qëndrore duke arritur një maksimum prej 29°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco