SYRI TV/ Moti e breshëri dëmtoi qershitë në Korçë, fermerët e Dvoranit në krizë financiare

14:47, 29/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Muaji Prill ka sjellë dëme të jashtëzakonshme në frutikulturën e qarkut juglindor, ku mbi 70–80% e prodhimit është dëmtuar nga ngricat dhe moti i keq.

Në fshatin Dvoran, pemishtet me qershi janë thuajse bosh.

 

Fermerët janë të dëshpëruar dhe theksojnë se ky është një ndër vitet më të vështira që kanë përjetuar ndonjëherë. Përveç qershive, dëme të mëdha pritet të reflektohen edhe tek mollët, të cilat gjithashtu kanë pësuar dëmtime serioze në fazën e hershme të zhvillimit por femrmerët shpresojnë të marrin 50 % te prodhimit.

Ata kritikojnë mungesën e ndërhyrjes nga shteti dhe kërkojnë masa të menjëhershme për kompensim dhe ndihmë për përballimin e krizës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco