SYRI TV
Pak javë pas zgjedhjeve të përgjithshme, institucionet shtetërore po tentojnë të nxjerrin nga banesa 10 familje në zonën e rrugës Jordan Misja. Me një lajmërim të beftë 24 orë para ata janë lajmëruar se do t’i ndërpritet energjia elektrike dhe uji i pijshëm, duke i detyruar në këtë mënyrë të dalin. Shkak sipas institucioneve është se godina është blerë nga pronari i tokës. Avokatja e banorëve Eda Grimci thotë se kjo është e paligjshme, pasi ka një VKM që i bën pronarë, ndërkohë që Besart Xhaferri e cilëson këtë lëvizje dhe si hakmarrje politike.
10 familje në rrugën Jordan Misja pretendojnë se po nxirren padrejtësisht nga banesat e tyre. Ato janë lajmëruar të martën se t’i ndërpritet shërbimi i energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm. Bëhet fjalë për godinën e ish uzinës Dinamo në të cilën këto 10 familje kanë jetuar prej të paktën 20 vitesh.
Tokës ku është ngritur godina i ka dalë pronari dhe në vitin 2009 ai ka parablerë godinën, por në vitin 2013 qeveria Berisha ka nxjerrë një VKM duke vendosur që banesat t’i kalojnë banorëve. Në vitin 2023, pronarët kanë nisur procedurat për të marrë pronën e tyre ndërkohë banorët e kanë çuar në gjykatë, pasi e konsiderojnë të paligjshme.
Ndërkohë Eda Grimci avokate e tyre dhe kryetare e PD në njësinë 9, thotë se procedura është e paligjshme.
Për Besard Xhaferrin, tashmë deputet i zgjedhur i PD, veprimet kanë dhe prapavijë politike, pasi në zonën në fjalë PS ka humbur.
Banorët ishin lajmëruar nga OSHEE se do t’i ndërprisnin energjinë elektrike pasi kontratat e tyre kanë kaluar në emër të pronarit të tokës. Po ata pretendojnë se nuk i është paraqitur një urdhër.
Ata gjithashtu akuzojnë se nxjerr e tyre po bëhet me qëllimin për të ndërtuar një pallat në këtë zonë.
© SYRI.net